Bota

Rusi, arrestohet një mjeke me pretendimin se përhap informacione të rreme rreth COVID-19

Vasilyeva më 30 mars ishte thirrur në Komisionin e Hetimit, me arsyetimin se përhap informacione të rreme rreth COVID-19 nëpërmjet internetit

Dmitri Chirciu  | 03.04.2020 - Përdıtësım : 07.04.2020
Rusi, arrestohet një mjeke me pretendimin se përhap informacione të rreme rreth COVID-19

Moskë

Kryesuesja e Sindikatës së Unionit të Mjekëve të Rusisë, Anastasiya Vasilyeva, u arrestua me pretendimin se përhap informacione të rreme në lidhje me koronavirusin e ri (COVID-19) në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e bërë nga Sindikata e Unionit të Mjekëve, thuhet se Vasilyeva në rajonin Novgorod, pas një intervenimi të ashpër të policisë ka rënë në tokë dhe është alivanosur, e më pastaj është arrestuar.

Vasilyeva më 30 mars ishte thirrur në Komisionin e Hetimit, me arsyetimin se përhap informacione të rreme rreth COVID-19 nëpërmjet internetit.

Ajo kishte pretenduar se rastet me COVID-19 regjistrohen si pneumoni.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın