Bota

Rusi, arrestohen protestuesit që marshuan në mbështetje të gazetarit opozitar

Siç raportohet, në mesin e të arrestuarve gjenden opozitari Aleksey Navalniy, si dhe gazetarë të Reuters, Der Spiegel dhe mediumeve opozitare

Ali Cura   | 12.06.2019
Rusi, arrestohen protestuesit që marshuan në mbështetje të gazetarit opozitar ( Sefa Karacan - Anadolu Agency )

Moskë

Policia ruse arrestoi dhjetëra persona, përfshirë edhe disa gazetarë, në një marsh të paautorizuar në mbështetje të gazetarit opozitar Ivan Golunov, i cili u arrestua në Moskë dhe më pas u lirua, transmeton Anadolu Agency (AA)

Policia intervenoi teksa protestuesit tentuan të marshonin nga stacioni i metrosë Çistije Prudi në drejtim të godinës së Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Siç raportohet, në mesin e të arrestuarve gjenden opozitari Aleksey Navalniy, si dhe gazetarë të Reuters, Der Spiegel dhe mediumeve opozitare.

Ndërkohë, protesta e mbështetësve të Golunovit është duke vazhduar në afërsi të ndërtesës së ministrisë, ku policia ka marrë masa të sigurisë.

Media lokale njoftoi se gjatë ndërhyrjes, policia ka arrestuar mbi 200 persona.

Ndryshe, Ivan Golunov, gazetar që punon për portalin Meduza të njohur me shkrimet opozitare, u arrestua javën e kaluar gjatë një aksioni policor në shtëpinë e tij me akuzat për mbajtje dhe shitje të lëndëve narkotike, ndërsa u lirua si pasojë e mungesës së provave.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın