Bota

Rusi, 5 alpinistë humbin jetën në malin Elbrus

Grupi i alpinistëve prej 19 personash që u ngjitën në malin Elbrus, mbetën të bllokuar në lartësinë prej 5.400 metrash për shkak të kushteve të këqija të motit

Dmitri Chirciu   | 24.09.2021
Rusi, 5 alpinistë humbin jetën në malin Elbrus

Moskë

Të paktën 5 nga 19 alpinistët që mbetën të bllokuar gjatë ngjitjes në malin Elbrus në Rusi kanë humbur jetën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria ruse e Situatave Emergjente thuhet se grupi i alpinistëve prej 19 personash që u ngjitën në malin Elbrus, mbetën të bllokuar në lartësinë prej 5.400 metrash për shkak të kushteve të këqija të motit.

Pas kërkesës së alpinistëve për ndihmë nga autoritetet, në rajon u dërguan ekipet e kërkim-shpëtimit.

Si rezultat i punimeve të kërkimit u shpëtuan 14 prej alpinistëve ndërsa u gjetën trupat e pajetë të 5 prej tyre.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın