Bota

Rusi 2018: Danimarka dhe Australia barazojnë, VAR-i "shpëton" australianët

Ka përfunduar me shifrat 1:1 ndeshja e parë e raundit të dytë të grupit C e luajtur në stadiumin "Samara Arena", në të cilën forcat i matën Danimarka dhe Australia

Bekim Laci  | 21.06.2018 - Përdıtësım : 22.06.2018
Rusi 2018: Danimarka dhe Australia barazojnë, VAR-i "shpëton" australianët

Shkup

SHKUP (AA) - Ka përfunduar me shifrat 1:1 ndeshja e parë e raundit të dytë të grupit C e luajtur në stadiumin "Samara Arena" e vlefshme për Botërorin "Rusi 2018", në të cilën forcat i matën Danimarka dhe Australia, raporton Anadolu Agency (AA). 

Të parët në avantazh kaluan danezët me golin e bukur të cilin e shënoi ylli i Tottenhamit, Christian Eriksen në minutën e shtatë të ndeshjes, pas një pasimi të bashkëkombasit të tij Jorgensen. 

Përballja u karakterizua nga një lojë dinamike, në të cilën barazimi erdhi në minutën e 38-të, përmes golit të shënuar nga Mile Jedinak nga pika e bardhë, por vetëm pas një vlerësimi të bërë përmes teknologjisë VAR.

Fillimisht, pas një krosimin nga këndi i australianëve, lojtari i kombëtares së Danimarkës, Yussuf Poulsen luajti me dorë, megjithatë referi nuk e ndërpreu lojën, dhe vetëm pas asistimit të referëve të cilët kontrollojnë video-referin VAR, ai akordoi në pikën e bardhë.

Barazimi i sotëm ka çuar Danimarkën në kuotën prej katër pikëve, dhe aktualisht mban kreun e tabelës, megjithatë, Franca e cila është në vendin e dytë me tre pikë, ka një ndeshje më pak, të cilën do ta luajë në ora 17:00 kundër Perusë, e cila është pa asnjë pikë të fituar.

Padyshim se "ëmbëlsira" e ditës është sfida Argjentinë-Kroaci në stadiumin "Nizhny Novgorod" me fillim në ora 20:00. Në ndeshjen e parë kundër Islandës, Argjentina dështoi të arrijë një fitore, duke barazuar 1:1, por ajo që vlenë të theksohet, është huqja e penaltisë nga Lionel Messi, me çka Argjentina arriti të arkëtojë vetëm një pikë.

Kroacia nga ana tjetër, mposhti Nigerinë me shiifrat 2:1, dhe aktualisht mban kreun tabelar me tri pikë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın