Bota, Koronavirusi

Rusi, 169 viktima dhe mbi 7.500 raste të reja me COVID-19

Numri i rasteve me koronavirus në Rusi është rritur në 1.143.571 ndërsa bilanci i viktimave në 20.225

Ali Cura   | 26.09.2020
Rusi, 169 viktima dhe mbi 7.500 raste të reja me COVID-19

Moskë

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi është rritur në 1.143.571 ndërsa bilanci i viktimave në 20.225, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 7.523 raste të reja, numri i rasteve ka arritur në 1.143.751. Rritja e numrit të rasteve ditore ka arritur në nivelin më të lartë të shënuar që nga 22 qershori e deri më sot.

Me 169 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave ka arritur në 20.225 ndërkohë numri i të shëruarve ka arritur në 940.150 me 6.004 të shëruar në 24 orët e fundit.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi nga 0.6 për qind është rritur në 0.7 për qind dhe tek 27.1 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Në kryeqytetin rus Moskë, që nga 8 qershori numri i rasteve ditore rritet në nivelin më të lartë. Në 24 orët e fundit në kryeqytet janë shënuar 1.792 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 283.760 ndërsa me 17 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 5.146.

Shërbimi për Mbrojtjen e Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit (Rospotrebnadzor) në Rusi informoi se në 24 orët e fundit janë kryer 390 mijë teste ndërsa numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 44.7 milionë.

"Shkelja e rregullave, arsyeja e parë në përhapjen e pandemisë"

Kryetarja e Rospotrebnadzor, Anna Popova në një deklaratë në kanalin televiziv Rossiya-1 vuri në dukje se arsyeja parësore në përhapjen e rasteve në vend janë lidhur me moszbatimin e rregullave nga njerëzit.

Moskë, detyrimi për qëndrim në shtëpi për personat mbi 65 vjeç

Për shkak të rritjes së rasteve, bashkia e Moskës ka marrë një vendim i cili që nga 28 shtatori e bën të detyrueshëm qëndrimin në shtëpi për personat mbi 65 vjeç si dhe për personat që kanë sëmundje kronike. Drejtuesit e Moskës kanë vënë në zbatim për qytetarët që qëndrojnë në shtëpi "sitemin e shërbimit dhe mbështetjes për qytetarin".

Rastet e para me COVID-19 në Rusi u regjistruan më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Në disa pjesë të vendit u lehtësuan masat për shkak se u regjistrua rënie e numrit të rasteve. Bashkë me këtë u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në ambiente të mbyllura dhe të frekuentuara.

Në vend më 1 shtator filloi viti i ri shkollor ndërsa brenda shkollave nuk u vendos detyrimi për përdorimin e maskave dhe të distancimit fizik.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın