Bota

Rusi, 114 të vdekur dhe 5.065 raste të reje me COVID-19

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 5.065 raste të reja numri i rasteve gjithsej ka arritur në 912.823, ndërsa me 114 vdekje në 24 orët e fundit numri gjithsej i vdekjeve arrin në 15.498.

Ali Cura   | 14.08.2020
Rusi, 114 të vdekur dhe 5.065 raste të reje me COVID-19

Moskë

Në Rusi, numri i rasteve të konfirmuara me koronavirusin e ri (COVID-19) ka arritur në 912.823, ndërsa bilanci i viktimave ka arritur në 15.498, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 5.065 raste të reja numri i rasteve gjithsej ka arritur në 912.823, ndërsa me 114 vdekje në 24 orët e fundit numri gjithsej i vdekjeve arrin në 15.498.

Ndërkohë numri i të shëruarve ka arritur në 722.964, me 6.568 të shëruar në 24 orët e fundit.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi është 0,6 për qind dhe te 27,9 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Në kryeqytetin Moskë, në 24 orët e fundit janë shënuar 688 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 250.991, ndërsa me 11 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 4.633.

Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 304 mijë teste, ndërsa numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 31,9 milionë.

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u regjistrua më 31 janar, ndërsa vdekja e parë më 19 mars. Masat kundër pandemisë në vend filluan në fund të muajit mars.

Në disa pjesë të vendit u lehtësuan masat për shkak se u regjistrua rënie e numrit të rasteve. Bashkë me këtë u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në ambiente të mbyllura dhe të frekuentuara.

Kufizimi i daljes në rrugë në Moskë, që filloi më 30 mars, u hoq më 9 qershor.

Në kuadrin e masave kundër COVID-19, Rusia më 27 mars ndaloi të gjitha fluturimet ndërkombëtare dhe që nga 1 gushti rifilloi në mënyrë të ndërsjellë fluturimet ndërkombëtare me Turqinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Tanzaninë.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın