Bota

Rrëzohet një avion ushtarak në Meksikë, 6 të vdekur

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes të Meksikës, avioni i forcave ajrore është rrëzuar në Xalapa, kryeqyteti i shtetit Veracruz

Sümeyye Dilara Dinçer  | 22.02.2021 - Përdıtësım : 23.02.2021
Rrëzohet një avion ushtarak në Meksikë, 6 të vdekur

Ankara

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni ushtarak në Meksikë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes të Meksikës, avioni i llojit Learjet 45 XR i forcave ajrore në orët e mëngjesit është rrëzuar në Xalapa, kryeqyteti i shtetit Veracruz.

Në aksident kanë humbur jetën 6 ushtarë, ndërsa nuk u bë i ditur shkaku i rrëzimit të avionit.

Sipas lajmeve në mediat lokale, avioni gjatë uljes në aeroport ka dalë jashtë piste dhe ka marrë flakë.

Ka filluar hetim në lidhje me aksidentin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın