Rrjeta më e madhe e merimangës në botë është zbuluar në kufirin Greqi-Shqipëri
"Një rrjetë gjigante merimange koloniale në një shpellë sulfurike në kufirin midis Greqisë dhe Shqipërisë mund të jetë më e madhja e gjetur ndonjëherë", thuhet në një artikujt e publikuara për rastin në fjalë
Tiranë
Raportohet se një zbulim i rëndësishëm dhe i jashtëzakonshëm ka befasuar botën shkencore, pasi rrjeta më e madhe e merimangës në botë është gjetur në një shpellë squfuri në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë, në Sarantaporo, transmeton Anadolu.
Bëhet e ditur se studiuesit kanë zbuluar mbi 111 mijë merimanga dhe thuhet se "kolonia masive e merimangave përbëhet nga një rrjetë kolosale në një tunel të errët të shpellës".
"Një rrjetë gjigante merimange koloniale në një shpellë sulfurike në kufirin midis Greqisë dhe Shqipërisë mund të jetë më e madhja e gjetur ndonjëherë", thuhet në artikujt e publikuara për rastin në fjalë.
Studimi është botuar në revistën "Subterranean Biology", ku theksohet se kolonia masive e merimangave përbëhet nga një rrjetë kolosale në një zonë të errët të shpellës.
"Rrjeta shtrihet rreth 350 metra përgjatë murit të një tuneli të ngushtë dhe të ulët pranë hyrjes së shpellës. Studiuesit vunë re se është një mozaik me mijëra rrjeta individuale, në formë hinke. Kjo është prova e parë e sjelljes koloniale në dy lloje të zakonshme merimangash dhe ka të ngjarë të përfaqësojë rrjetën më të madhe të merimangës në botë", raportohet ndër të tjera.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
