Bota

Rritet në 11 numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës

Ushtria izraelite dje ka deklaruar se ka goditur qendrat që i përkasin Lëvizjes së Xhihadit Islamik në Rripin e Gazës nën bllokadë

Nour Mahd Ali Abu Aisha, Ekrem Biçeroğlu  | 06.08.2022 - Përdıtësım : 07.08.2022
Rritet në 11 numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës

Gaza

Bëhet e ditur se 11 persona, përfshirë një fëmijë kanë humbur jetën dhe 80 të tjerë janë plagosur në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë së Palestinës bëri një deklaratë me shkrim lidhur me personat që kanë humbur jetën në sulmet izraelite që vazhdojnë kundër Gazës.

Në deklaratë thuhet se një palestinez ka humbur jetën ndërsa 4 të tjerë janë plagosur në sulmet e kryera mëngjesin e sotëm.

Në sulmet e Izraelit kundër Rripit të Gazës nën bllokadë deri më tani kanë humbur jetën 11 persona, përfshirë një fëmijë 5-vjeç dhe një grua 23-vjeçe, theksohet në deklaratën ku shtohet se si pasojë e sulmeve janë plagosur edhe 80 civilë. Nuk janë dhënë informacione lidhur me situatën e të plagosurve.

Ushtria izraelite dje ka deklaruar se ka goditur qendrat që i përkasin Lëvizjes së Xhihadit Islamik në Rripin e Gazës nën bllokadë.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria palestineze e Shëndetësisë ishte theksuar se në sulmet e Izraelit kundër Gazës kishin humbur jetën 10 palestinezë, përfshirë një fëmijë 5-vjeç ndërsa ishin plagosur 55 persona të tjerë.

Krahu ushtarak i Xhihadit Islamik, Saraya al-Kuds njoftoi se në kundërpërgjigje të sulmeve izraelite drejt Tel Avivit, qyteteve në qendër dhe përreth Rripit të Gazës u lëshuan 100 raketa.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.