Bota, Koronavirusi

Rritet numri i rasteve me COVID–19 në Ekuador dhe Republikën Dominikane

Numri i rasteve me COVID-19 në Ekuador u rrit në 40.414 dhe në Republikën Dominikane në 17.752

Davut Demircan  | 03.06.2020 - Përdıtësım : 03.06.2020
Rritet numri i rasteve me COVID–19 në Ekuador dhe Republikën Dominikane

Ankara

Ekuadori dhe Republika Dominikane të martën raportuan raste dhe vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Numri i rasteve me COVID-19 në Ekuador u rrit në 40.414 me 420 raste të regjistruara në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjithsej 3,438 persona kanë vdekur nga virusi, përfshirë 44 gjatë 24 orëve të fundit. Gjithsej 20.019 persona janë shëruar.

Sipas raporteve të mediave lokale, numri i të vdekurve në Republikën Dominikane u rrit në 515 me 13 vdekje në 24 orët e fundit.

Numri i rasteve të konfirmuara në këtë vend është rritur në 17.752.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın