Bota

Rreth tre mijë ekipe sportive do të stërviten në Antalia

Mbi 2000 ekipe futbolli, nga vendi dhe jashtë, dhe rreth 1.000 ekipe nga sportet të tjera, do të stërviten në Antalia në janar të vitit të ardhshëm

Fatih Erel  | 20.11.2018 - Përdıtësım : 21.11.2018
Rreth tre mijë ekipe sportive do të stërviten në Antalia

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Rreth tre mijë ekipe sportive nga Turqia dhe ndërkombëtare, pritet të zhvillojnë stërvitje këtë sezon dimëror në qytetin turk me diell, Antalia, raporton Anadolu Agency (AA).

Mbi 2000 ekipe futbolli, nga vendi dhe jashtë, dhe rreth 1.000 ekipe nga sportet të tjera, do të stërviten në Antalia në janar të vitit të ardhshëm, tha për AA, kryetar i Unionit të Turizmit Sportiv të Turqisë, Rexhep Samil Jasagjan.

Antalia, që është një nga destinacionet më të popullarizuara turistike të Turqisë, do të presë ekipe nga anembanë bota të cilët do të qëndrojnë gjatë periudhës së stërvitjeve të dimrit, pasi moti në Antalia gjatë këtyre muajve është i përshtatshëm për stërvitje. Ndërkohë, qyteti ofron akomodim të nivelit të lartë përfshirë objektet sportive.

Jasagjan tha se rreth 2.000 ekipe futbolli, që kanë paralajmëruar qëndrimin, do të stërviten në mbi 170 fusha futbolli.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın