Bota

Rojet kombëtare në SHBA-ve ankohen për keqtrajtimit e tyre në një vend parkimi

Rojet kombëtare thanë se në vend parkim nuk kishte internet dhe se kanë fjetur në kushte të ftohta në mungesë të mjeteve për ngrohje

Emel Gözellik   | 22.01.2021
Rojet kombëtare në SHBA-ve ankohen për keqtrajtimit e tyre në një vend parkimi

Ankara

Rojet kombëtare të SHBA-ve janë ankuar për keqtrajtimit e tyre një ditë pas inaugurimit të presidentit të 46-të të vendit, Joe Biden dhe zv/presidentes Kamala Harris, pasi rojet kombëtare ishin dërguar të presin në kushte jo të mira në një vend parkimi në Washington, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në median lokale, policia e Kongresit Amerikan dje kishte urdhëruar rojet kombëtare ta lëshojnë objektin dhe të presin në një vend parkim aty afër.

Rojet kombëtare thanë se në vend parkim nuk kishte internet dhe se kanë fjetur në kushte të ftohta në mungesë të mjeteve për ngrohje.

"Më 20 janar dhjetëra senator dhe pjesëtarë të Kongresit Amerikan fotografoheshin me ne dhe na falendëronin për shërbimin tonë, ndërsa 24 orë më vonë neve na dërguan në një vend parkim të mbyllur. E ndiejmë veten të tradhëtuar", tha njëri nga rojet.

Senatori Martin Heinrich tha se problemi në lidhje me rojet kombëtare është zgjidhur dhe se ata janë kthyer në objektin e Kongresit Amerikan.

Ndërsa senatori Tammy Duckworth tha se ai ka bërë disa telefonata dhe ka mësuar se policia e Kongresit ka kërkuar falje nga rojet kombëtare.

Më 20 janar para ceremonisë së inaugurimit të presidentit Biden në Washington u forcuan masat paraprake të sigurisë.

20 mijë roje kombëtare nga shumë shtete u vendosën në Kongres dhë në përreth për të garantuar sigurinë e Washingtonit.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın