Bota

Roja bregdetare turke shpëton 15 azilkërkues në Egje

Roja bregdetare turke ka shpëtuar 15 azilkërkues në Detin Egje, pasi u shtynë në mënyrë të paligjshme në ujërat territoriale të Turqisë nga forcat greke

Zafer Fatih Beyaz   | 22.07.2021
Roja bregdetare turke shpëton 15 azilkërkues në Egje

Ankara

Roja bregdetare turke ka shpëtuar 15 azilkërkues në Detin Egje, pasi u shtynë në mënyrë të paligjshme në ujërat territoriale të Turqisë nga forcat greke, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në Twitter, Ministria e Mbrojtjes së Turqisë njoftoi se migrantët kanë thënë se ata u detyruan të hipnin në anije nga Greqia dhe u shtynë të ktheheshin në Turqi.

Një automjet ajror pa pilot i Komandës së Forcave detare turke regjistroi gjatë aktiviteteve të saj të zbulimit dhe vëzhgimit se anijet e Rojës bregdetare greke shtynë azilkërkuesit në ujërat territoriale turke.

Ministria po ashtu shpërndau video-pamjet e incidentit.

Turqia dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë dënuar në mënyrë të përsëritur praktikën e paligjshme të Greqisë për të shtyrë prapa azilkërkuesit, duke thënë se ajo shkel vlerat humanitare dhe ligjin ndërkombëtar duke rrezikuar jetën e migrantëve të pambrojtur, përfshirë gratë dhe fëmijët.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın