Bota

Reshje të dendura në disa rajone të Kinës, evakuohen mbi 40 mijë njerëz

Në një deklaratë nga Qendra kombëtare meteorologjike thuhet se reshjet e dendura priten të zgjasin deri në mbrëmjen e nesërme

Mehmet Alaca  | 27.06.2022 - Përdıtësım : 27.06.2022
Reshje të dendura në disa rajone të Kinës, evakuohen mbi 40 mijë njerëz

Ankara

Reshjet e dendura të shiut që prekën 12 rajone në Kinë, u kanë shkaktuar dëme të mëdha dhjetëra mijëra njerëzve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Qendra kombëtare meteorologjike thuhet se reshjet e dendura priten të zgjasin deri në mbrëmjen e nesërme.

Shirat prekën 12 provinca, përfshirë Chongqing, Sichuan, Guizhou, Mongolia e Brendshme, Liaoning, Jilin, Shandong, Jiangsu, Anhui, Henan, Hubei dhe Huan.

Sot në mëngjes më shumë se 42 mijë njerëz u evakuuan në Sichuan ndërsa shirat e dendur u shkaktuan dëme më shumë se 60 mijë persona.

Në disa vende ndodhin përmbytje të shumta.

Gazeta “South China Morning Post” raportoi se jugu i vendit është goditur nga reshjet më të mëdha në 60 vjet dhe se shumë shtëpi, fusha dhe rrugë janë shkatërruar plotësisht.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın