Bota

Republika Turke e Qipros Veriore fitoi njohje në grupimet turke dhe islame, pavarësisht përpjekjeve të qipriotëve grekë

Presidenti Erdoğan i bëri thirrje komunitetit global të krijojë lidhje me TRNC-në si diplomatike ashtu edhe ekonomike, duke theksuar se duhet të lejohen edhe fluturimet dhe tregtia direkte

Esra Tekin  | 20.07.2025 - Përdıtësım : 20.07.2025
Republika Turke e Qipros Veriore fitoi njohje në grupimet turke dhe islame, pavarësisht përpjekjeve të qipriotëve grekë Foto: Mustafa Kamacı/AA

Stamboll

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se pavarësisht përpjekjeve të qipriotëve grekë për t’u paraqitur si “autoriteti i vetëm” në ishull, Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) tani përfaqësohet në grupimet ndërkombëtare të vendeve turke dhe islame, raporton Anadolu.

Duke u adresuar në paradën e 20 korrikut, Ditës së Paqes dhe Lirisë, në kryeqytetin Lefkosa të TRNC-së, presidenti Erdoğan i bëri thirrje komunitetit global të krijojë lidhje me TRNC-në si diplomatike ashtu edhe ekonomike, duke theksuar se duhet të lejohen edhe fluturimet dhe tregtia direkte.

“Qipriotët turq nuk mund të përballojnë humbjen e 60 viteve të tjera”, tha Erdoğan, duke shtuar se koha është për të ecur përtej “modelit të vjetruar të federatës së mbështetur nga OKB-ja” për ishullin.

Presidenti turk po ashtu theksoi se nuk i sjell dobi askujt këmbëngulja në një model të zgjidhjes nga i cili qipriotët turq e kanë tërhequr qartë mbështetjen e tyre dhe që ka dështuar shumë herë më parë.

Lidhut me vitet e shtypjes që vuajtën qipriotët turq, ai tha se “nuk e kemi harruar” atë që u ndodhi qipriotëve turq, si dhe theksoi se Turqia do të bëjë gjithçka që duhet për të parandaluar ndonjë përsëritje të një dhimbje të tillë.

“Me zbarkimin e ushtarëve turq në ishull në Operacionin e PAqes në Qipro (1974), e gjitha bota e pa se qipriotët turq nuk qëndruan vetëm”, shtoi ai.

Erdoğan gjithashtu u zotua se qipriotët turq do të jetojnë përgjithmonë të lirë në atdheun e tyre, me mbështetjen e plotë të Turqisë, pavarësisht se çfarë thonë të tjerët.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.