Bota

Regjimi i Asadit sulmon një treg në Idlib të Sirisë, humbin jetën 10 civilë

Sipas të dhënave paraprake kanë humbur jetën 10 civilë dhe janë plagosur 25 të tjerë në sulmet e kryera ndaj një tregu në zonën Kefrenbil

Burak Karacaoğlu,Eşref Musa   | 04.04.2019
Regjimi i Asadit sulmon një treg në Idlib të Sirisë, humbin jetën 10 civilë

Idlib

Nga një sulm i ndërmarrë nga forcat e regjimit të Asadit në një treg në "zonën e pakësimit të tensioneve Idlib" të Sirisë, sipas të dhënave paraprake kanë humbur jetën 10 civilë dhe janë plagosur 25 të tjerë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Forcat e regjimit të përbëra nga ushtria e regjimit dhe grupet e huaja terroriste të mbështetura nga Irani kanë kryer sulme në zonën Kefer Zita të qytetit Hama dhe zonat Kefrenbil, Marratinnuman, Serakib në fshatin Han es Subul të qytetit Idlib i cili ndodhet brenda "kufijve të zonës për pakësimin e tensioneve Idlib".

Sipas informacioneve nga burimet lokale dhe spitalore, mësohet se sipas të dhënave paraprake kanë humbur jetën 10 civilë dhe janë plagosur 25 të tjerë në sulmet e kryera ndaj një tregu në zonën Kefrenbil.

Gjithashtu bëhet e ditur se ekipet e mbrojtjes civile (Helmetat e Bardha) po vazhdojnë punimet e kërkim shpëtimit dhe ka shqetësime se numri i vrarëve dhe të plagosurve mund të rritet.

Gjithsej 135 civilë kanë humbur jetën në sulmet e kryera në muajin mars nga regjimi i Asadit, grupet terroriste të mbështetura nga Irani dhe të Rusisë. Forcat e regjimit kanë vrarë në "zonën e pakësimit të tensioneve Idlib" gjithsej 59 civilë nga të cilët 34 në Idlib, 16 në pjesën perëndimore në Halep, 9 në periferi të qytetit Hama, ndërsa Rusia e cila mbështet regjimin me sulmet e ajrore ka vrarë 76 civilë.

Forcat e regjimit vazhdojnë pa ndërprerë sulmet e tyre pavarësisht marrëveshjes së nënshkruar me 17 shtator 2018 në Soçi mes Turqisë dhe Rusisë me qëllim për të forcuar armëpushimin në Idlib. Rusia e cila në kuadrin e marrëveshjes Astana është vendi garantues i regjimit të Asadit ka përgjegjësi për të parandaluar sulmet e regjimit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın