Bota

"Regjimi i Asadit përdhunimin e përdor si armë lufte"

Sipas burimeve opozitare, në burgjet e regjimit sirian gjenden të paktën 500.000 persona

23.02.2019 - Përdıtësım : 24.02.2019
"Regjimi i Asadit përdhunimin e përdor si armë lufte"

Idlib

Burak Karacaoğlu

Psikologia klinike Ayşe Hümeyra Kutluoğlu Karayel, tha se regjimi i Bashar Al-Asadit në Siri, torturën dhe përdhunimin ndaj grave në burgjet e përdor si armë lufte, me të cilat synon shkatërrimin e personalitetit dhe shkaktimin e dëmeve të përhershme psikologjike tek gratë.

Karayel për Anadolu Agency (AA) përshkroi, torturimet e kryera ndaj grave në burgjet e regjimit të Bashar al-Asadit, efektet traumatike tek gratë dhe metodat e përballimit të këtyre traumave, në luftën në Siri e cila vazhdon që tetë vite.

Ajo tregon se që tre vite zhvillon punime rreth efekteve psikologjike të luftës mbi gratë dhe fëmijët sirianë.

"Ashtu siç para shumë vitesh nga serbët është zbatuar në Bosnjë, njësoj edhe Asadi në mënyrë sistematike e përdor përdhunimin si armë lufte", u shpreh Karayel.

Karayel më tej thekson se bashkimi pa pëlqim dhe përdhunimi për një grua muslimane është gjëja që më së shumti do t'ia shkelë personalitetin.

"Ka storje jashtëzakonisht ofenduese. Detyrohen të lavdërojnë Asadin. Çdo orë përdhunohen nga 3 deri në 5 persona, deri sa të vdes. Ose deri sa të mbetet shtatzënë e deri sa t'i vritet fëmija", shpjegon ajo.

"A përdhunohet një njeri që ka marrë pjesë në protestë? A i hiqen thonjtë me pincë? A i hiqen dhëmbët? A përdhunohet burri para gruas? A shkelen foshnjat gjashtë muajshe para syve të nënave të tyre? Qëllimi këtu është të shkaktohen dëme mendore, të shkaktohen dëme të përhershme", tha Karayel.

Ajo gjithashtu rikujtoi edhe deklaratat e grave viktima të torturave që folën për AA, të cilat janë thirrur me numra e jo me emrat e tyre, duke treguar se, "Nuk ke emër. Nuk ke personalitet. Je e dobët. Je numër. Bëhen për degradim dhe dëme shpirtërore e materiale".

- "Mbështetja sociale është e rëndësishme"

Karayel, më tej shpjegon se çdokush në periudhat e caktuara të jetës përjeton ngjarje traumatike dhe se në rast se nuk trajtohen mund të transformohen në çrregullime të stresit post-traumatik të nivelit patologjik.

Ajo thekson rëndësinë për mbështetjen e ekspertit. "Në rast se merr mbështetje nga eksperti, nuk përjashtohet nga familja dhe të afërmit, mund të kapërcehet. Por mendja e njeriut nuk ka një gjendje të harrimit absolut. Por të paktën është e mundshme të përballojnë traumën", thekson psikologia Karayel.

Karayel tregon se gratë siriane nga ndikimet e traumave të përjetuara mund të shpëtohen falë mbështetjes sociale, terapi të punës-okupimit dhe besimeve fetare.

"Kanë besime të forta fetare. Këtu angazhohet fakti i besimit. Mbështetja sociale është shumë e rëndësishme", tha ajo.

Ajo duke nënvizuar mosdhënien e mbështetjes eksperte të mjaftueshme për këto gra tha se:

"Punimet që ne kemi bërë janë të rralla. Këto gra nuk marrin as mbështetje, ndihmë të mjaftueshme. U jepen bukë, batanije. Nuk dëgjojmë, është hapur qendra e shtatë psikoterapike ose qendra e dhjetë mjekësore. Në rajon nuk vijnë psikiatër ekspert vullnetarisht ose me rrogë".

Sipas burimeve opozitare, në burgjet e regjimit sirian gjenden të paktën 500.000 persona. Nga ato të zbuluar, mbi 13.500 gra u torturuan ose u përdhunuan në burgjet. Mbi 7.000 gra ende gjenden nën duart e regjimit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın