Bota

Regjimi i Asadit dhe YPG/PKK-ja vazhdojnë takimet për veriun e Sirisë

Një delegacion nga i ashtuquajturi Këshilli Demokratik Sirian i formuar nga YPG/PKK-ja është takuar me delegacionin e regjimit në Damask

Adham Kako, Levent Tok  | 14.08.2018 - Përdıtësım : 14.08.2018
Regjimi i Asadit dhe YPG/PKK-ja vazhdojnë takimet për veriun e Sirisë

Ankara

ANKARA (AA) - Organizata terroriste YPG/PKK duke realizuar takime për herë të dytë në kryeqytetin Damask me përfaqësues të regjimit të Bashar al Asadit në Siri ka diskutuar për detajet në lidhje me menaxhimin e territoreve që organizata ka pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të gazetës “Vatan” e cila njihet me afërsinë që ka me regjimin e Asadit, mësohet se një delegacion nga i ashtuquajturi Këshilli Demokratik Sirian i formuar nga YPG/PKK-ja është takuar me delegacionin e regjimit në Damask.

Në lajmin ku janë paraqitur deklaratat e Rijad Dirar, të ashtuquajturit bashkëkryetari i këshillit thuhet se në takim është diskutuar për administrimin e veçantë në rajonet e pushtuara nga organizata dhe konceptin e menaxhimit të rajoneve autonome nën kontrollin e qeverisë.

Dirar për pyetjen në lidhje me të ardhmen e YPG-së e cila përdor emrin Forcat Demokratike të Sirisë (FDS) është përgjigjur se "FDS do të jenë një pjesë e ushtrisë së Sirisë dhe do të ruajë kufijtë e vendit. Sigurisht kjo pasi të dakordohemi".

Ndër të tjera në lajm theksohet se delegacionet do të vazhdojnë bisedimet edhe në periudhat në vijim.

Delegacioni i YPG/PKK ka vizituar Damaskun edhe në fundin e muajit të kaluar ku kishte diskutuar për çështjet si partneriteti ushtarak në territoret e pushtuara nga organizata, autonominë ekonomike, integrimin dhe bashkëpunimin kundër Turqisë.

Bashkëpunimi në fushat ushtarake dhe ekonomike mes YPG/PKK - regjimit të Asadit i cili ka vazhduar përgjatë luftës, është intensifikuar pas dakordimit që Turqia arriti në qershor me SHBA-të për Munbixhin.

Ndërkohë ka tërhequr vëmendjen që takimi i dytë është zhvilluar pasi regjimi ka shpallur se do të zhvillojë zgjedhje lokale muajin e ardhshëm.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın