Bota

Rebelët Houthi pretendojnë se i mbajnë ushtarët sudanezë në Jemen

Sudani është pjesë e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite që lufton kundër rebelëve Houthi në Jemen

Ekip  | 22.10.2019 - Përdıtësım : 22.10.2019
Rebelët Houthi pretendojnë se i mbajnë ushtarët sudanezë në Jemen

Sana

Rebelët Houthi në Jemen pretendojnë se i kanë kapur disa ushtarë sudanezë në Jemenin veriperëndimor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Abdelkader Mourtada, një zyrtar i rebelëve Houthi përgjegjës për çështjet e të burgosurve, tha se ushtarët janë zënë rob javën e kaluar në provincën Hajjah, njofton televizioni Al-Masirah i drejtuar nga rebelët Houthi.

Megjithatë, ai nuk dha detaje shtesë rreth incidentit. Autoritetet sudaneze nuk i kanë komentuar pretendimet.

Sudani ka dërguar trupa në Jemen si pjesë e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite e cila ka nisur sulme masive ajrore në vitin 2015 kundër rebelëve Houthi, të cilët pushtuan pjesën më të madhe të Jemenit një vit më parë.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara (OKB), dhjetëra mijëra jemenas besohet se kanë humbur jetën në konflikt, ndërsa rreth 14 milionë persona janë në rrezik nga uria.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın