Bota, Koronavirusi

Rastet me COVID-19 në Afrikë tejkalojnë shifrën 960.000

Në kontinentin afrikan janë regjistruar 12.512 raste të reja, duke e rritur në 961.242 numrin e përgjithshëm të rasteve me COVID-19

Adam Abu-bashal  | 03.08.2020 - Përdıtësım : 03.08.2020
Rastet me COVID-19 në Afrikë tejkalojnë shifrën 960.000

Abuja

Në kontinentin e Afrikës është rritur në 961.242 numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në gjithë kontinentin janë shënuar 12.512 raste të reja me COVID-19, duke e rritur në 961.242 numrin e rasteve, ndërsa me 329 vdekjet e reja, numri i viktimave arrin në 20.347.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 8.366, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 4.865, në Algjeri 1.231 vdekje.

Në Mauritius nuk ka mbetur asnjë rast aktiv me COVID-19, ndërsa Sejshelle dhe Eritre nuk është raportuar vdekje deri më tani.

Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me afër 511.485 raste, Egjipti me 94.483 dhe Nigeria me 43.537 raste.

Ndërkohë, numri i të shëruarve në Afrikë është 615.335.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın