Bota

Rashida Tlaib nuk vjen për vizitë në familje, gjyshja përgatit pritje në Bregun Perendimorë

Kryeministri izraelit më herët konfirmoi se ligjëvënësja muslimane e SHBA-ve nuk është lejuar të hyjë në izrael

Qays Abu Samra, Gülşen Topçu, Hamdi Yıldız  | 17.08.2019 - Përdıtësım : 19.08.2019
Rashida Tlaib nuk vjen për vizitë në familje, gjyshja përgatit pritje në Bregun Perendimorë ( İssam Rimawi - Anadolu Agency )

Ramallah

Autoritetet izraelite ndaluan hyrjen në vend të Rashida Tlaib dhe Ilhan Omar, ligjëvënësve muslimane në Dhomën e Ulët të Kongresit të SHBA-ve.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), Muftiyye Tlaib, gjyshja e Rashida-s, tha se planifikoi të organizojë një festë për mbesën e saj në Bregun Perendimorë.

Megjithatë, ajo hoqi dorë nga vizita, siç tha gjyshja, për shkak të kushteve represive të vendosura nga Izraeli. Duke folur në shtëpinë e saj në Beyt Ur el-Fevgi, në perëndim të Ramallahut, Muftiye deklaroi se mbështet vendimin e mbesës, por se është e pikëlluar se nuk do ta shoh.

"Kur dëgjuam për ardhjen, planifikuam të organizojmë pritje", tregon gjyshja, e cila për mbesën kishte përgatitur dhe veshjen tradicionale palestineze.

Daja Basim Tlaib rikujtoi se Rashida ka të drejtë të vizitojë vendin e saj dhe familjen, por se këtu janë forcat pushtuese të cilat kundërshtojnë një gjë të tillë.

Siç thotë ai, këto forca nuk duan të dëgjojnë "zëra që mbështesin të drejtat e palestinezëve".

Pas njoftimit të Izraelit se do të miratojë vizitën në kushte të caktuara, Tlaib në twitter shkroi se ka anuluar vizitën për shkak të qëndrimit të "diskriminimit etnik".

Autoritetet izraelite ndaluan hyrjen e Rashida Tlaib dhe Ilhan Omar, përfaqësueseve të para muslimane në Dhomën e Ulët të Kongresit Amerikan.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, më herët konfirmoi se ligjëvënësja muslimane e SHBA-ve nuk është lejuar të hyjë në Izrael.

Njëkohësisht, edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në twitter akuzoi Tlaib dhe Omar se "janë armiq të Izraelit dhe hebrenjëve" duke porositur se nuk duhet lejuar hyrja e tyre në Izrael.

"Po që se nuk ua ndalon hyrjen, Izraeli do të tregonte dobësi të madhe. Ato urrejnë Izraelin dhe hebrenjtë dhe kjo është e pamundur të ndryshojë", porositi Trump.

Mesazhet e presidentit amerikan kanë shkaktuar debat të ashpër në opinionin e SHBA-ve, ndërsa kritikët thonë se është e palejueshme që presidenti i vendit t'i bëjë thirrje një vendi tjetër për të sanksionuar qytetarët e saj.

Ligjëvënëset Tlaib dhe Omar javën e ardhshe kishin planifikuar të vizitojnë Izraelin dhe Palestinën, por ky plan dështoi pas vendimit të fundit të autoritetve izraelite.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.