Bota

Raporti i inteligjencës amerikane: Mohammed bin Salman miratoi vrasjen e Khashoggit

Në raportin e inteligjencës amerikane që pritet të shpallet sot, thuhet se Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman ka miratuar vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi

Hakan Çopur   | 26.02.2021
Raporti i inteligjencës amerikane: Mohammed bin Salman miratoi vrasjen e Khashoggit

Washington DC

Në raportin e inteligjencës amerikane që pritet të shpallet sot, thuhet se Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman ka miratuar vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të "Bloomberg" të cilin e bazon mbi një zyrtar emri i të cilit nuk zbulohet por që e njeh raportin në fjalë, thuhet se gjetjet e raportit tregojnë Princin e Kurorës, Bin Salman.

Gjithashtu sipas lajmit, në raportin e përpiluar kryesisht nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA), Drejtoria e Inteligjencës Kombëtare (DNI) dhe me kontributin e institucioneve të tjera inteligjente, është arritur rezultati se Princi saudit i Kurorës, Mohammed bin Salman ka miratuar vrasjen e gazetarit Khashoggi në tetor 2018 në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.

Detajet e rolit të Bin Salman në krim do të paraqiten në raport, thuhet më tej. Raporti i cili nuk është bërë publik për opinionin që nga viti 2018 mund të ndikojë në masë të madhe në marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Arabisë Saudite.

Sipas medias amerikane, pritet që sot për opinionin publik të shpallet raporti në fjalë i DNI-së.

Ndërkohë në lajmet e tjera në median amerikane lidhur me çështjen, thuhet se në raport përveç miratimit të Bin Salman për vrasjen do të publikohen edhe gjetjet se ai është personi i mundshëm që ka dhënë urdhrin.

Jamal Khashoggi, kolumnist në gazetën "Washington Post" dhe i cili njihej për kundërshtinë ndaj Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, më 2 tetor 2018 hyri dhe nuk doli më nga Konsullata e Arabisë Saudite në Stamboll. Më pas u zbulua se Khashoggi u vra në konsullatë dhe më pas trupi i tij u copëtua.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, dje zhvilloi një bisedë telefonike me mbretin saudit, Salman bin Abdulaziz, por në deklaratën nga Shtëpia e Bardhë lidhur me bisedën nuk u përmendën detaje nëse është diskutuar për vrasjen e Khashoggit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın