Bota

Rajoni Sahel në Afrikë ka nevojë për ndihmë të menjëhershme ushqimore

Kriza nxitet nga përplasjet e dhunshme midis grupeve të armatosura, shpërngulja e popullsisë, uria dhe varfëria e përhapur

Ekip  | 19.11.2019 - Përdıtësım : 20.11.2019
Rajoni Sahel në Afrikë ka nevojë për ndihmë të menjëhershme ushqimore

Gjenevë

Programi Botëror i Ushqimit (WFP), që vepron në kuadër të Kombeve të Bashkuara (OKB), ka deklaruar se rreth 2.5 milionë njerëz në rajonin qendror Sahel të Afrikës kanë nevojë për ndihmë ushqimore, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për media në Gjenevë, zëdhënësi i WFP -së, Herve Verhoosel, tha se vdekjet e civilëve në konfliktet në Burkina Faso janë rritur katërfish këtë vit.

“Bota nuk e ka kuptuar plotësisht shtrirjen e krizës humanitare në rajonin qendror Sahel, përfshirë në Burkina Faso, Mali dhe Niger”, tha Verhoosel.

Kriza nxitet nga përplasjet e dhunshme midis grupeve të armatosura, shpërngulja e popullsisë, uria dhe varfëria e përhapur.

“Nëse ne nuk veprojmë tani për të luftuar urinë në Sahel, rrezikohet një gjeneratë e tërë”, theksoi Verhoosel.

Verhoosel tha se 20 milionë njerëz tani jetojnë në zona të prekura nga konflikti në të gjithë rajonin dhe se ata mbajnë barrën e një krize që po përhapet përderisa uria dhe kequshqyerja vazhdon.

Tashmë mbi 860 mijë njerëz në të tre vendet e rajonit Sahel janë larguar nga shtëpitë e tyre në kërkim të sigurisë dhe mbeten të zhvendosur brenda vendit, ndërsa mbi 270 mijë jetojnë si refugjatë në të tre vendet.

Këto përfshijnë 26.100 në Burkina Faso, 187.140 në Mali dhe 187.360 në Niger.

Konflikti po shkatërron bujqësinë dhe ekonominë rurale dhe në shumë zona të prekura nga konflikti pothuajse një në tre fëmijë nuk ndjekin mësimet në shkolla.

Verhoosel theksoi se ka një rritje të mprehtë të konflikteve, veçanërisht në Burkina Faso.

Numri i incidenteve të dhunshme në gjysmën e parë të vitit 2019 tejkalon ato në të gjithë vitin 2018 në Burkina Faso. Verhoseel tha se këtë vit, katër herë më shumë civilë humbën jetën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın