Bota

Qytetarët e Idlibit ftojnë presidenten e Komisionit Evropian të vizitojë shtëpitë që janë ndërtuar nga Turqia

Presidenti i Turqisë, ditë më parë në një fjalim drejtuar ambasadorëve të vendeve të BE-së në Ankara, u shpreh se presidentes së Komisionit të BE-së, i kishte propozuar që të vizitojnë shtëpitë me blloqe që janë ndërtuar në veri të Sirisë

Mehmet Burak Karacaoğlu,Ahmet Karaahmet   | 14.01.2021
Qytetarët e Idlibit ftojnë presidenten e Komisionit Evropian të vizitojë shtëpitë që janë ndërtuar nga Turqia Foto: Muhammed Abdullah / AA

Idlib

BURAK KARACOĞLU - AHMET KARAAHMET - Qytetarët e Idlibit të cilët nga çadrat e pambrojtura ku ishin strehuar për shkak të sulmeve të regjimit të Bashar Al-Asadit në Siri janë vendosur në shtëpitë me blloqe të ndërtuara nga Turqia, duke iu bashkuar thirrjes së presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan i kanë bërë ftesë Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që të vizitojë shtëpitë.

Fatma el Abed, 70-vjeçarja që ka migruar nga shtëpia e saj në periferinë jugore të Halepit, tha për Anadolu Agency (AA) se janë strehuar nëpër kampet në Idlib pasi janë larguar nga sulmet e regjimit.

"Allahu mos lëntë askënd në jetën e çadrës, me erë, shi dhe të ftohtë. Nuk mund t‘i mbronim fëmijët tanë. Sendet tona mbeteshin nën ujë gjatë kohës me shi", u shpreh Abed.

Duke theksuar se më pas janë vendosur në shtëpitë me blloqe të ndërtuara nga Turqia, Abed deklaroi se "Allahu e bekoftë Erdoğanin. Na mbrojti, na mbështeti, na strehoi. E nderuar Leyen ju ftoj këtu, të vini e të shikoni jetën e njerëzve këtu".

Ndërsa edhe Suphi el Abid i cili jeton në një shtëpi me blloqe bëri të ditur se ka migruar shumë herë, ku fillimisht u strehua në kamp dhe më pas u vendos në shtëpitë me blloqe.

Ai shpjegoi se dimrin e kaluar kanë vuajtur shumë. Abid tha se "I ftohti i acartë, bora, kushte e pafavorshme të motit ishin shumë efektive. Më pas edhe në muajt e vërës kaluan shumë nxehtë".

Duke vënë theksin se ka një ndryshim shumë të madh mes çadrave dhe shtëpive me blloqe Abid, theksoi:

"Jetesa në çadër është shumë e vështirë. Këtë e kemi kuptuar pasi erdhëm në shtëpitë me blloqe. Uroj që të gjithë ata që jetojnë në çadra të evakuohen në shtëpi me blloqe. Në çadër nuk janë as kushtet minimale të jetesës. Nuk ka shërbime shëndetësore. Nuk ka asgjë që të lehtësojë jetën e njerëzve. Shpresojmë që liderët e BE-së të pranojnë ftesën e të nderuarit Erdoğan dhe së bashku të vizitojnë këtu në vend njerëzit".

Po ashtu edhe Halid Shaar i cili jeton në shtëpi me blloqe tha se "Ftojmë këtu të nderuarit Leyen dhe Recep Tayyip Erdoğan. Shpresojmë që ata të ndihmojnë në çështjen që civilët që jetojnë në çadra të evakuohen në shtëpitë me blloqe". 

Propozimi nga Erdoğan për vizitë shtëpive me blloqe në veri të Sirisë 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ditë më parë në një fjalim drejtuar ambasadorëve të vendeve të BE-së në Ankara, u shpreh se Presidentes së Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, i kishte propozuar që të vizitojnë shtëpitë me blloqe që janë ndërtuar në veri të Sirisë.

Në lidhje me këtë propozim, presidenti i Turqisë, kishte deklaruar: "Të nderuarës Ursula von der Leyen i theksova se ‘dëshiroj jo vetëm të takohem, por madje bashkë me ju të vizitojmë shtëpitë me blloqe që aktualisht jemi duke ndërtuar në veri të Sirisë. Jeni përgjegjësja për migracionin, interesoheni me çështjen e migracionit, t’i shikojmë bashkë këto dhe shikojeni ndjeshmërinë që kemi ne për këtë çështje’. Sepse nga vetë ata kemi marrë një premtim dhe ata më kanë premtuar se duan të ndërtojnë në shifra serioze prej këtyre shtëpive me blloqe, por nuk na ka ardhur as mbështetja më e vogël për këtë".

"Aktualisht kemi realizuar ndërtimin e pothuajse gjysmës së planit tonë për të ndërtuar 50 mijë banesa. Në njërën anë bëjmë infrastrukturën, por deri sa ne të shkojmë atje me ju edhe këto do të jenë përfunduar në masë të madhe. Atje do të shikoni se çfarë ka bërë Turqia për këtë çështje dhe do të shikoni me të vërtetë njerëzit atje, të migruarit në Idlib se si ata përballen në çdo moment me vdekjen dhe se si ata i presin me emocione këto", kishte theksuar presidenti i Turqisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.