Bota

Qeveria zvicerane thotë se tarifat amerikane do të ulen në 15 për qind

“Zvicra dhe SHBA-ja kanë gjetur me sukses një zgjidhje. Tarifat amerikane do të ulen në 15 për qind. Falë presidentit Trump për angazhimin konstruktiv”, tha qeveria zvicerane

Beyza Binnur Dönmez  | 14.11.2025 - Përdıtësım : 14.11.2025
Qeveria zvicerane thotë se tarifat amerikane do të ulen në 15 për qind

Gjenevë

Zvicra ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje me SHBA-në për të ulur tarifat amerikane në 15 për qind nga 39 për qind, pas asaj që e përshkroi si diskutime “konstruktive” me Washingtonin, transmeton Anadolu.

“Zvicra dhe SHBA-ja kanë gjetur me sukses një zgjidhje. Tarifat amerikane do të ulen në 15 për qind. Falë presidentit Trump për angazhimin konstruktiv”, tha qeveria zvicerane në një postim në platformën sociale të kompanisë amerikane X.

Ajo shtoi se një takim me zyrën e përfaqësuesit të tregtisë së SHBA-së, Jacques Greer, ka qenë gjithashtu “produktiv”.

Bern tha se detaje të tjera të marrëveshjes do të njoftohen në orën 16:00 me kohën lokale

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın