Bota

Qeveria jemenase dhe këshilli separatist nënshkruan marrëveshjen e Riadit

Marrëveshja për t’i dhënë fund konfliktit të tyre në disa qytete jugore të Jemenit u nënshkrua në kryeqytetin saudit Riad midis qeverisë jemenase dhe Këshillit Kalimtar Jugor (STC) të mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Mahmoud Barakat   | 05.11.2019
Qeveria jemenase dhe këshilli separatist nënshkruan marrëveshjen e Riadit Foto: Këshilli i Mbretërisë Saudite

Riad

Qeveria jemenase dhe këshilli separist kanë nënshkruar një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit të tyre në disa qytete jugore të Jemenit, përfshirë kryeqytetin Aden, raporton Anadolu Agency (AA).

Marrëveshja u nënshkrua në kryeqytetin saudit Riad midis qeverisë jemenase dhe Këshillit Kalimtar Jugor (STC) të mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Marrëveshja u nënshkrua nga zv/kryeministri i Jemenit, Salem al-Khanbashi, që përfaqëson qeverinë jemenase, dhe nga Nasser al-Khabaji, përfaqësuesi i STC-së, në prani të liderëve dhe politikanëve jemenasë, arabë dhe të tjerë të huaj.

Presidenti i Jemenit, Abdrabbuh Mansur Hadi, Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman dhe Princi i Kurorës së Abu Dhabit, Mohammed bin Zayed morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın