Bota, Koronavirusi

Qeveria e Bullgarisë në kërkesë të borxhit për shkak të COVID-19

"Në rast se kriza në lidhje me COVID-19 zgjat më shumë se 3 muaj, ekonomia bullgare do të mund të rikuperohet vetëm në fund të vitit 2021"

Ihvan Radoykov   | 31.03.2020
Qeveria e Bullgarisë në kërkesë të borxhit për shkak të COVID-19 Burimi: Qeveria e Bullgarisë

Sofje

Qeveria e Bullgarisë vendosi që të marr borxh prej 10 miliardë levash (5 miliardë euro) me kusht që të rishikohet nga parlamenti, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Financave Vladislev Goranov, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, në konferencën për media tha se: "Në rast se kriza në lidhje me COVID-19 zgjat më shumë se 3 muaj, ekonomia bullgare do të mund të rikuperohet vetëm në fund të vitit 2021".

Ai tha se deficiti buxhetor në vitin 2020 planifikohej të mbetet në nivelin zero, por për shkak të kushteve të shkaktuara nga COVID-19, pritet që deficiti buxhetor të jetë 3,5 miliardë leva (1,75 miliard euro).

Ministria e Financave më parë kishte njoftuar se gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme që u shpall më 13 mars shteti ka pësuar humbje prej 1,25 miliard euro dhe se çdo ditë mesatarisht 1.300 persona humbin punën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın