Bota

Përmbyset një anije me migrantë në Francë, dy të vdekur

Sipas raportimit nga e përditshmja “Voice of the North”, dy persona kanë vdekur, duke përfshirë një fëmijë. 15 persona të tjerë janë shpëtuar, tetë prej tyre duke përjetuar hipotermi dhe dy arrest kardiak. Tre persona mbeten të zhdukur

Ekip  | 27.10.2020 - Përdıtësım : 27.10.2020
Përmbyset një anije me migrantë në Francë, dy të vdekur

Paris

Një operacion i madh shpëtimi është duke u zhvilluar sot në Francën veriore pasi një anije që mbante 20 migrantë u përmbys në brigjet e Loon-Plage, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportimit nga e përditshmja “Voice of the North”, dy persona kanë vdekur, duke përfshirë një fëmijë. 15 persona të tjerë janë shpëtuar, tetë prej tyre duke përjetuar hipotermi dhe dy arrest kardiak. Tre persona mbeten të zhdukur.

Zjarrfikësit dhe shërbimet e urgjencës mjekësore janë vendosur në vendin e ngjarjes. Loon-Plage shtrihet në perëndim të qytetit Dunkirk në bregdetin verior.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın