Bota

Përfaqësuesi i BE-së Lajçak dhe ai i SHBA-së Escobar javën e ardhshme vizitë në Kosovë

"Qëllimi kryesor i udhëtimit është diskutimi i hapave të ardhshëm në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga BE-ja dhe i mbështetur nga SHBA-ja”, shkruan në njoftimin e Zyrës së BE-së në Kosovë

Agim Sulaj  | 26.01.2022 - Përdıtësım : 27.01.2022
Përfaqësuesi i BE-së Lajçak dhe ai i SHBA-së Escobar javën e ardhshme vizitë në Kosovë

Prishtinë

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (PSBE) për Dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak dhe Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin perëndimor, njëherësh Zëvendës Ndihmës Sekretar (ZNS) i Shtetit, Gabriel Escobar, do të qëndrojnë në Kosovë gjatë javës së ardhshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Lajçak dhe Escobar do të qëndrojnë për vizitë zyrtare në Kosovë për tre ditë, nga 31 janari deri më 2 shkurt.

“Në Prishtinë, PSBE Lajçak dhe ZNS Escobar do të takohen me lidershipin politik në Kosovë, liderë të partive politike si dhe me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare. Qëllimi kryesor i udhëtimit është diskutimi i hapave të ardhshëm në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga BE-ja dhe i mbështetur nga SHBA-ja”, shkruan në njoftimin e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Gjithashtu, bëhet e ditur se Lajçak gjatë vizitës së tij në Kosovë do të takohet edhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe do të vizitojë pikëkalimin kufitar që ndan Kosovën me Serbinë, në Mutivodë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın