Bota

Për kryeministrin holandez pretendohet rritje e sigurisë për shkak të "kërcënimit për sulm dhe rrëmbim"

Raportohet se kryeministri Rutte ndodhet në objektivin e sulmit ose rrëmbimit nga organizata kriminale e emërtuar "Mocro-Maffia"

Abdullah Aşıran  | 27.09.2021 - Përdıtësım : 27.09.2021
Për kryeministrin holandez pretendohet rritje e sigurisë për shkak të "kërcënimit për sulm dhe rrëmbim"

Amsterdam

Pretendohet se janë rritur masat e sigurisë për kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, pas informacioneve të inteligjencës për sulm ose rrëmbim ndaj tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në median lokale, Rutte mbrohet nga më shumë policë të trajnuar posaçërisht nga Shërbimi i Sigurisë Mbretërore dhe Diplomatike.

Gjithashtu sipas informacioneve të rëndësishme në lajm thuhet se Rutte ndodhet në objektivin e sulmit ose rrëmbimit nga organizata kriminale e emërtuar "Mocro-Maffia".

Informacionet inteligjente se Rutte ndodhet nën kërcënim janë marrë që në fillim të shtatorit thuhet në lajmin në të cilin vihet në dukje se në kohë të ndryshme përreth kryeministrit janë përcaktuar "vëzhgues" të organizatës në fjalë "Mocro Maffia".

Ndër të tjera bëhet e ditur se zyrtarët ende nuk dëshirojnë të bëjnë ndonjë deklaratë lidhur me çështjen.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.