Bota

Putin: Vendosja e armëve sulmuese në Ukrainë është “vijë e kuqe” për Rusinë

“Nëse sistemet e raketave sulmuese vendosen në territorin e Ukrainës, koha e fluturimit për në Moskë do të jetë 7 deri në 10 minuta dhe në rastin e vendosjes së armëve hipersonike, 5 minuta...", tha Putin

Elena Teslova   | 30.11.2021
Putin: Vendosja e armëve sulmuese në Ukrainë është “vijë e kuqe” për Rusinë Foto: AA/Arkiv

Moskë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se krijimi i kërcënimeve ushtarake për Rusinë në terrotorin e Ukrainës është “vijë e kuqe” për Moskën, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Nëse sistemet e raketave sulmuese vendosen në territorin e Ukrainës, koha e fluturimit për në Moskë do të jetë 7 deri në 10 minuta dhe në rastin e vendosjes së armëve hipersonike, 5 minuta. Vijat e kuqe janë krijimi i kërcënimeve që mund të vijnë nga ky territor për ne”, tha Putin.

Presidenti rus theksoi se nëse armët sulmuese shfaqen në Ukrainë, Rusia do të duhet të “krijojë diçka të ngjashme” kundër atyre që kërcënojnë vendin.

Ai shtoi se Rusia tashmë mund të ketë vendosur raketa hipersonike, por për të parandaluar përshkallëzimin ajo nuk e bën këtë. Ai po ashtu shprehu shpresë se nuk do të ketë nevojë për ta bërë këtë në të ardhmen.

“Ne mund ta bëjmë atë (vendosjen e armëve hipersonike) që tani. Ne e kemi testuar tashmë dhe me sukses. Dhe, ne tashmë do të kemi në shërbim raketa të reja hipersonike detare më 9 mars. Shpresoj që të mos arrihet deri këtu. Shpresoj se arsyeja e shëndosh dhe përgjegjësia për vendin dhe për komunitetin botëror do të mbizotërojë ende”, tha Putin.

Putin tha se ndjen keqardhje që marrëdhëniet ruso-perëndimore u përkeqësuan aq keq, duke kujtuar se në vitet e 90’ta lidhjet ishin “pothuajse aleate”, por u degraduan me shpejtësi pas vendimit të NATO-s për të lëvizur infrastrukturën e saj pranë kufijve rusë.

Ai theksoi se stërvitjet në shkallë të gjerë pranë kufijve rusë përbëjnë një kërcënim për Rusinë dhe shkaktojnë shqetësime.

Sa i përket pushtimit të mundshëm të Ukrainës, presidenti rus tha se ka biseduar për këtë në fillim të vitit, por se trupat ruse nuk u larguan nga kufijtë e kontit.

I pyetur për synimin e tij për të kandiduar për presidencën për mandatin e ardhshëm, Putin tha se kushtetuta ruse e parashikon një mundësi të tillë dhe ky është “një faktor stabilizues”, megjithatë ai tha se akoma nuk ka marrë ndonjë vendim.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın