Politikë, Bota

Putin: Vendet evropiane duhet t’i jenë mirënjohës Türkiye-s

Presidenti rus foli edhe për gazin natyror, duke theksuar se "Rrjedha Turke, ndërtimin e të cilës e përfunduam pak kohë më parë, është një nga arteriet më të rëndësishme për furnizimin e Evropës me gaz rus”

Diyar Güldoğan, Jeyhun Aliyev   | 05.08.2022
Putin: Vendet evropiane duhet t’i jenë mirënjohës Türkiye-s

Ankara

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka vlerësuar presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, për rolin e tij në nënshkrimin e marrëveshjes historike për të zhbllokuar eksportet e grurit, që gjithashtu përfshin dërgesat e ushqimeve dhe plehrave ruse, raporton Anadolu Agency (AA).

Këto komente presidenti Putin i bëri para takimit të tij me presidentin Erdoğan, i cili qëndron në një vizitë njëditore në qytetin bregdetar rus Soçi.

Presidenti rus foli edhe për gazin natyror, duke theksuar se, “Rrjedha Turke, ndërtimin e të cilës e përfunduam pak kohë më parë, është një nga arteriet më të rëndësishme për furnizimin e Evropës me gaz rus”.

Ai theksoi se “Rjedha Turke” po funksionon pa probleme dhe shtoi se vendet evropiane duhet të jenë mirënjohës që mund të blejnë gazin rus përmes “Rrjedhës Turke”.

Gazsjellësi prej 930 kilometrash do të transportojë gazin rus nën Detin e Zi përmes Bullgarisë, Serbisë dhe Hungarisë, me një seksion tjetër që do të arrijë në Türkiye.

Me një kapacitet prej 31.5 miliardë metra kub në vit, ky projekt është gazsjellësi në det të hapur me diametrin më të madh në botë i instaluar në thellësi të tillë.

Duke theksuar se Rusia ka shumë projekte strategjike që po realizohen së bashku me Türkiye-n, Putin tha se Moska shpreson të rrisë vëllimin e saj të tregtisë me Türkiye-n.

Putin po ashtu shprehu shpresë se gjatë takimit do të nënshkruhet një memorandum për zhvillimin e lidhjeve tregtare dhe ekonomike.

Sipas presidencës turke, Erdoğan dhe Putin në takim do të diskutojnë çështjet rajonale dhe ndërkombëtare si dhe marrëdhëniet midis Türkiye-s dhe Rusisë. Liderët do të zhvillojnë një takim kokë më kokë dhe më pas do të kryesojnë bisedimet ndërmjet delegacioneve.

Më 22 korrik, Türkiye, Kombet e Bashkuara (OKB), Rusia dhe Ukraina nënshkruan marrëveshje historike për të rihapur tre portet ukrainase për eksportet e grurit të Ukrainës, që ishte bllokuar për muaj të tërë për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın