Bota

Putin reagon ndaj kreut të inteligjencës së jashtme britanike Moore

"Është e qartë se Rusia është në rënie në aspektin ekonomik dhe demografik", tha Moore në një intervistë në prill

Hakan Çopur  | 05.06.2021 - Përdıtësım : 07.06.2021
Putin reagon ndaj kreut të inteligjencës së jashtme britanike Moore

Moskë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka reaguar ndaj kreut të inteligjencës së jashtme britanike MI6, Richard Moore i cili e ka cilësuar Rusinë "fuqi në rënie", transmeton Anadolu Agency (AA).

Putin në një konferencë për media nëpërmjet video-konferencës në St. Petersburg reagoi ndaj kreut të inteligjencës britanike.

Duke iu referuar Richard Moore, presidenti rus Putin tha: "Mos u përpiq të prishësh më shumë marrëdhëniet ruso-britanike".

"Ai është ende i ri në këtë detyrë, duhet të fitojë pak eksperiencë dhe më pas mundësisht të rikthehet dhe të vlerësojë nëse është apo jo Rusia një fuqi në rënie", tha Putin.

Më tej presidenti rus lidhur me Moore tha: "Për këtë arsye përse shqetësohesh, jeto vetëm jetën tënde dhe mos u përpiq të prishësh më shumë marrëdhëniet ruso-britanike".

Duke vënë në dukje se vitin e kaluar marrëdhëniet mes dy vendeve janë përmirësuar, Putin duke iu referuar Moore dha mesazhin se "Çdo gjë do të jetë më mirë nëse nuk ndërhyhet ndaj marrëdhënieve".

Kreu i MI6, Moore i cili më parë ka ushtruar detyrën e ambasadorit të Britanisë së Madhe në Ankara në një intervistë në muajin prill tha se "Është e qartë se Rusia është në rënie në aspektin ekonomik dhe demografik" duke reaguar ndaj ngjarjeve për helmim në territorin e Britanisë për të cilat pretendohet se është e përfshirë Moska.

Moor e quajti sjelljen e Rusisë si "të pamatur" dhe shtoi se për këtë arsye vendet perëndimore kanë vepruar së bashku kundër Rusisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.