Bota

Putin nesër në Moskë pret në takim presidentin iranian Raisi

Të dy udhëheqësit do të diskutojnë mbi çështjet aktuale ndërkombëtare dhe rajonale si dhe për çështjen e marrëveshjes bërthamore të Iranit

Dmitri Chirciu   | 18.01.2022
Putin nesër në Moskë pret në takim presidentin iranian Raisi

Moskë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nesër në Moskë do të diskutojë për marrëveshjen bërthamore të Iranit me presidentin iranian, Ibrahim Reisi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën me shkrim të Kremlinit thuhet se në takimin mes Putinit dhe Raisit do të diskutohet për zbatimin e projekteve të përbashkëta në fushën e marrëdhënieve dypalëshe, tregtisë dhe ekonomisë.

Të dy udhëheqësit do të diskutojnë mbi çështjet aktuale ndërkombëtare dhe rajonale si dhe për çështjen e marrëveshjes bërthamore të Iranit.

Raundi i 8-të i negociatave për rizbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore të Iranit, i quajtur Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit, në Vjenë të Austrisë, ka vijuar pa ndërprerje që nga 3 janari, pas një pauze 3-ditore për shkak të vitit të ri.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın