Bota

Putin diskuton mbi politikën e jashtme të Rusisë me anëtarët e Këshillit të Sigurisë

"Ministria e Jashtme ka marrë në konsideratë ndryshimet e fundit që ndodhën në botë. Këtu janë pasqyruar ndryshime të rëndësishme që janë realizuar në politikën ndërkombëtare në 5 vitet e fundit", tha Putin

Dmitri Chirciu   | 28.01.2022
Putin diskuton mbi politikën e jashtme të Rusisë me anëtarët e Këshillit të Sigurisë

Moskë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin diskutoi me Këshillin e Sigurisë për çështjen e përditësimit të politikës së jashtme të vendit të tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ai zhvilloi një takim me anëtarët e Këshillit të Sigurisë ku para takimit për mediat ai tha se do të diskutojnë çështjet lidhur me përditësimin e politikës së jashtme të Rusisë.

Duke ndarë informacionin se Ministria e Jashtme ruse ka përgatitur një projekt-dokument për këtë çështje, Putin tha: "Sigurisht që kjo përfshihet në kategorinë e dokumenteve lidhur me planifikimin strategjik. Ministria e Jashtme ka marrë në konsideratë ndryshimet e fundit që ndodhën në botë. Këtu janë pasqyruar ndryshime të rëndësishme që janë realizuar në politikën ndërkombëtare në 5 vitet e fundit".

Putin theksoi se ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov do të paraqesë një raport për çështjen në fjalë.

- Propozimet e Rusisë lidhur me garancitë e sigurisë

Rusia në dhjetor 2021 i përcolli SHBA-së dhe NATO-s dy projekt-marrëveshje që përfshijnë propozimet e ndryshme lidhur me garancitë e sigurisë.

SHBA-ja dhe NATO më 26 janar u dha përgjigje me shkrim këtyre propozimeve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın