Bota

Protestat kundër Francës, Pakistani bllokon mediat sociale

Ky hapi u mor në funksion të protestave mbarëkombëtare kundër Francës disa ditë më parë

Riyaz Ul Khaliq   | 16.04.2021
Protestat kundër Francës, Pakistani bllokon mediat sociale

Ankara

Për shkak të frikës së protestave të mëtejshme kundër Francës, Pakistani bllokoi hyrjen në të gjithë platformat e mediave sociale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të shkurtër, Autoriteti i Telekomunikacionit i Pakistanit njoftoi se "hyrja e plotë në platformat e mediave sociale (Twitter, Facebook, WhatsApp, YouTube dhe Telegram) mund të bllokohet nga ora 11:00 deri në ora 15:00 (sipas kohës lokale) më 16 prill në të gjithë vendin".

Shumë përdorues nga Pakistani u ankuan se normalisht nuk mund të hynin në mediat sociale.

Ky hapi u mor në funksion të protestave mbarëkombëtare kundër Francës disa ditë më parë. Ekziston frika se protestat mund të rifillojnë pas namazit të xhumasë.

Protestuesit kanë kërkuar që ambasadori francez të dëbohet nga vendi për shkak të lëvizjeve islamofobe nga qeveria franceze.

Sidoqoftë, qeveria e kryeministrit Imran Khan refuzoi të pranojë kërkesën dhe në vend të kësaj ndaloi organizatën protestuese Tehreek-e-Labbaik Pakistan.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın