Bota

Princi Filip "realisht nuk iu gëzua" 100-vjetorit

Lidhur me atë nëse do të ishte në ditëlindjen e tij të 100-të Princi Filip, djali i tij i vogël tha se ai nuk do t'i gëzohej asnjë festimi që do të shënonte këtë ngjarje

Ekip   | 10.06.2021
Princi Filip "realisht nuk iu gëzua" 100-vjetorit

Londër

Lidhur me atë nëse do të ishte në ditëlindjen e tij të 100-të Princi britanik Filip, djali i tij i vogël tha se ai nuk do t'i gëzohej asnjë festimi që do të shënonte këtë ngjarje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë për BBC të transmetuar sot, Princi 57-vjeçar Edward tha se familja mbretërore do t'i "gëzohej" mundësisë që Filip të ishte në gjendje të përjetonte 100-vjetorin e tij, edhe nëse babai i tij i ndjerë nuk e kishte një disponim të tillë. Filipi ndërroi jetë më 9 prill 2021, vetëm dy muaj përpara ditëlindjes së tij të 100-të.

"Ai me të vërtetë nuk e donte gjithë atë zhurmë dhe shqetësim", tha Eduard. "Unë mendoj se ai me të vërtetë nuk po e priste me padurim 100-vjetorin, edhe pse ne ishim duke pritur", tha ai.

Duke iu referuar varrimit të babait të tij mes pandemisë, Edward tha se ishte një ditë "e jashtëzakonshme" por "e çuditshme" duke pasur parasysh kufizimet që ishin në vend për shkak të pandemisë së koronavirusit.

"Të gjithë do të kenë kujtimet e tyre. Ai ishte një person më i madh se jeta. Po e takove njëherë, nuk e harron kurrë”, tha Eduard.

Mbretëresha Elizabeth II tashmë e ka shënuar ditëlindjen e saj me mbjelljen e një trëndafili të sapoardhur me emrin e burrit të saj të ndjerë. Trëndafili i Dukës së Edinburgut është mbjellë në kopshtet e Kështjellës Windsor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın