Bota

Pretendohet se SHBA do të ndërpresë ndihmat në veriperëndim të Sirisë

"Vendimi për ndërprerjen e të gjitha ndihmave të kryera ndaj pjesës veriperëndimore të Sirisë është marrë si rezultat i një procesi të vëzhgimit të kryer brenda javëve të fundit në mesin e institucioneve amerikane"

Kasım İleri  | 19.05.2018 - Përdıtësım : 20.05.2018
Pretendohet se SHBA do të ndërpresë ndihmat në veriperëndim të Sirisë

Washington

WASHINGTON (AA) - Pretendohet se administrata amerikane ka marrë vendimin që të ndërpresë të gjithë ndihmën e bërë për pjesën veriperëndimore të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lajmin e televizionit amerikan CBS të cilin e bazon tek zyrtarët amerikanë, theksohet se vendimi për ndërprerjen e të gjitha ndihmave të kryera ndaj pjesës veriperëndimore të Sirisë është marrë si rezultat i një procesi të vëzhgimit të kryer brenda javëve të fundit në mesin e institucioneve amerikane.

"Në këtë mënyrë do të ndërpritet ndihma me miliona dollarë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpenzuar duke u përpjekur për të stabilizuar dhe forcuar komunitetin lokal. Në këtë janë të përfshira edhe projektet për luftën kundër ekstremizmit, forcimit të arsimit, mbështetjes së shoqërisë së pavarur dhe mediat e pavarura, duke përfshirë edhe projektet e paqeruajtëse sociale", thuhet ndër të tjera në lajm.

Në lajmin ku bëhet vlerësimi se rajoni i parë me të cilin SHBA-ja do të ndërpresë plotësisht lidhjen në Siri do të jetë zona veriperëndimore ku kryesisht ndodhen opozitarët, pretendohet se ky proces do të jetë hapi i parë i SHBA-ve për tërheqjen nga Siria.

Po ashtu në lajm thuhet se ky proces ka nisur me udhëzimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për rishikimin e të gjitha ndihmave të kryera dhe kryerjen e kursimeve në këtë çështje. Sipas lajmit të CBS theksohet se në lidhje me këtë vendim të qeverisë Trump janë informuar edhe aleatët evropianë, për të cilët janë shprehur edhe shqetësime me pretendimin se ky hap i Washingtonit do të ndikojë tek vendet në fjalë dhe se mund të shkaktojë që edhe vendet e tjera të tërhiqen nga rajoni.

Trump edhe më parë ndaloi dhe dha udhëzimin për rishikimin e ndihmës prej 200 milionë dollarë të cilin Departamenti Amerikan i Shtetit kishte planifikuar të kryente për rajonin verilindor të Sirisë i cili ndodhet nën kontrollin e organizatës terroriste YPG/PKK, e cila përdor emrin Forcat Demokratike të Sirisë (FDS).

Teksa vazhdojnë rishikimet në lidhje me këtë ndihmë, bëhet e ditur se Departamenti Amerikan i Mbrojtjes dhe koalicioni ndërkombëtar kundër DEASH-it nën udhëheqjen e SHBA-ve vazhdojnë të kryejnë ndihmë për organizatën terroriste FDS.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın