Bota

Pretendohet se Rusia ka marrë leje për të ngritur baza ushtarake në 6 vende afrikane

"Administrata e Moskës është siguruar për lejimin e ndërtimit të bazave ushtarake në Republikën e Afrikës Qendrore, Egjipt, Eritre, Madagaskar, Mozambik dhe Sudan", thuhet në lajmin e gazetës gjermane Bild

Erbil Başay  | 04.08.2020 - Përdıtësım : 04.08.2020
Pretendohet se Rusia ka marrë leje për të ngritur baza ushtarake në 6 vende afrikane Foto: AA/Arhiv

Berlin

Pretendohet se Rusia ka intensifikuar bashkëpunimin ushtarake me vendet afrikane dhe se ka marrë leje për ngritjen e bazave ushtarake në 6 vende, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të gazetës Bild duke u bazuar në raportin sekret të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Rusia që nga viti 2015 ka bërë bashkëpunim ushtarak me 21 vende të Afrikës, numri i cili më parë ka qenë vetëm 4. 

Në lajm u pretendua se në kuadër të këtyre marrëveshje administrata e Moskës është siguruar për lejimin e ndërtimit të bazave ushtarake në Republikën e Afrikës Qendrore, Egjipt, Eritre, Madagaskar, Mozambik dhe Sudan. 

Sipas lajmit Rusia pjesërisht në mënyrë sekrete dhe pjesërisht zyrtare i trajnon ushtarët e vendeve në fjalë, ndërsa në këtë kuadër në Republikën e Afrikës Qendrore janë me detyrë 180 ushtarë rusë. 

Në lajm gjithashtu theksohet se rreth 20 ushtarë nga Mali çdo vit kryejnë stërvitje në Rusi. 

Më tej në lajm thuhet se në Afrikë nuk gjenden vetëm ushtarë rusë, por edhe forcat speciale të sigurisë si grupi Wagner.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın