Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Presidenti ukrainas, Zelensky merr vaksinën kundër COVID-19

"Vaksina do të sigurojë që të jetojmë sërish pa kufizime", tha presidenti ukrainas, Zelensky

Talha Yavuz   | 02.03.2021
Presidenti ukrainas, Zelensky merr vaksinën kundër COVID-19

Kiev

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka marrë vaksinën kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim në Twitter, Zelensky tha se vaksina është aplikuar tek ushtarët në frontin Donbas.

Ai tha se ka marrë vaksinën AstraZeneca. "Vaksina do të sigurojë që të jetojmë sërish pa kufizime", tha Zelensky.

Javën e kaluar Ukraina nisi punimet për vaksinimin masiv kundër COVID-19.

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 5.336 raste të reja me COVID-19.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın