Bota

Presidenti ukrainas jep udhëzim për rregullimin e një takimi me Putinin

Presidenti ukrainas më 20 prill i kishte propozuar Putinit një takim në Donbas

Talha Yavuz  | 26.04.2021 - Përdıtësım : 27.04.2021
Presidenti ukrainas jep udhëzim për rregullimin e një takimi me Putinin

Kiev

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i ka dhënë shefit të zyrës presidenciale Andriy Yermak udhëzim për rregullimin e një takimi me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë zyrtare ukrainase të lajmeve Ukrinform, Zelensky në një deklaratë ka rikujtuar se Putin e ka ftuar në Moskë në përgjigje të propozimit të tij për takim në Donbas.

Duke vënë në dukje se i ka dhënë udhëzim Yermakut që të formojë kontakt me Kremlinin lidhur me detajet për kohën dhe vendin e takimit, Zelensky ka theksuar se i rëndësishëm është realizimi i takimit dhe negociatave.

Zelensky ka tërhequr vëmendjen se çështja lidhur me vendin e takimit është detaj.

Presidenti ukrainas më 20 prill i kishte propozuar Putinit një takim në Donbas.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.