Bota

Presidenti Izraelit do të realizojë vizitën e parë zyrtare në EBA

Vizita dyditore vjen me ftesë të Princit të Kurorës së Abu Dhabit, Sheikh Mohamed bin Zayed

1 23   | 26.01.2022
Presidenti Izraelit do të realizojë vizitën e parë zyrtare në EBA Foto: AA/Arkiv

Kuds

Presidenti izraelit Isaac Herzog do të vizitojë Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) këtë fundjavë, duke shënuar vizitën e parë zyrtare ndonjëherë të një presidenti izraelit në vendin e Gjirit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vizita dyditore vjen me ftesë të Princit të Kurorës së Abu Dhabit, Sheikh Mohamed bin Zayed, njoftoi gazeta Times of Israel.

Përveç takimit të tij me princin e kurorës së Abu Dhabit, Herzog do të takohet edhe me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed, sundimtarin e Dubait Sheikh Mohammed bin Rashid al-Maktoum dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë dhe përfaqësues të komunitetit hebre në vend.

Ndërkohë, EBA ende nuk e ka konfirmuar vizitën e presidentit izraelit.

Muajin e kaluar, kryeministri izraelit Naftali Bennett vizitoi shtetin e Gjirit për bisedime me princin e kurorës së Abu Dhabi-t.

Në shtator të vitit 2020, EBA dhe Izraeli nënshkruan një marrëveshje të ndërmjetësuar nga SHBA për të normalizuar marrëdhëniet. Që atëherë, të dy vendet shkëmbyen vizita zyrtare nga zyrtarë të lartë dhe kanë nënshkruar dhjetëra marrëveshje dypalëshe në fusha të ndryshme, duke përfshirë investimet, shërbimet bankare dhe turizmin.

Tre shtete të tjera arabe: Bahreini, Maroku dhe Sudani, ndoqën veprimin e Emirateve të Bashkuara Arabe në njohjen e Izraelit, në atë që u bë e njohur si Marrëveshja e Abrahamit.

Marrëveshjet e normalizimit që atëherë kanë tërhequr reagime të shumta nga palestinezët, të cilët thonë se marrëveshjet injorojnë të drejtat e tyre dhe nuk i shërbejnë kauzës palestineze.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın