Bota

Presidenti iranian: SHBA do të jetë e detyruar të heq sanksionet ndaj Teheranit

"Administrata e re e SHBA-së ka pranuar 4 herë se politika e saj e presionit maksimal ka dështuar dhe nuk ka dhënë rezultat. Kjo është arritja jonë më e madhe në histori", tha Rouhani

Muhammet Kurşun  | 01.03.2021 - Përdıtësım : 01.03.2021
Presidenti iranian: SHBA do të jetë e detyruar të heq sanksionet ndaj Teheranit

Teheran

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani tha se SHBA-ja do të jetë e detyruar të heq sanksionet e vendosura ndaj Teheranit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rouhani në ceremoninë e hapjes së disa projekteve nga Ministria e Naftës në provincat Ilam dhe Buseher përmes video-konferencës foli në lidhje me marrëveshjen bërthamore dhe sanksionet e SHBA-së.

Ai tha se industria e naftës është sektori më i rëndësishëm në Iran dhe se 100 miliardë dollarë të buxhetit të vendit bazoheshin në naftë në qeveritë e mëparshme.

"SHBA-ja dhe bota do të jenë të detyruar të gjunjëzohen para Iranit dhe të heqin sanksionet. Administrata e re e SHBA-së ka pranuar 4 herë se politika e saj e presionit maksimal ka dështuar dhe nuk ka dhënë rezultat. Kjo është arritja jonë më e madhe në histori", tha Rouhani.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın