Bota

Presidenti iranian: BE nuk duhet t'i nënshtrohet presionit të SHBA-së

"Shpresoj se vendet evropiane do të zgjedhin pavarësinë në veprim dhe do të qëndrojnë larg politikës ekspansioniste të Washingtonit", tha presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi

Muhammet Kurşun  | 26.10.2021 - Përdıtësım : 27.10.2021
Presidenti iranian: BE nuk duhet t'i nënshtrohet presionit të SHBA-së

Teheran

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, u bëri thirrje shteteve të Bashkimit Evropian (BE) që të veprojnë në mënyrë të pavarur dhe të mos i nënshtrohen presionit të Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), raporton Anadolu Agency (AA).

Raisi priti në Teheran ambasadorët e Belgjikës, Finlandës dhe Zvicrës, ndërsa nga kabineti i tij theksuan se gjatë bisedimeve ai vuri në dukje se Irani u përmbahet dispozitave të marrëveshjes ndërkombëtare për programin bërthamor të Iranit dhe se vendet e BE-së nuk bënë të njëjtën gjë.

"BE nuk duhet t'i nënshtrohet presionit të SHBA-së. Shpresoj se vendet evropiane do të zgjedhin pavarësinë në veprim dhe do të qëndrojnë larg politikës ekspansioniste të Washingtonit", tha Raisi.

Ai gjithashtu tha se anëtarët e Bashkimit Evropian nuk duhet të sillen në atë mënyrë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përdorin Evropën si poligon për zgjerimin e ndikimit të saj.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın