Bota

Presidenti i Sri Lankës nënshkroi dënimet me vdekje për 4 të dënuar

Ekzekutimi i fundit në Sri Lanke ka ndodhur 43 vjet më parë

Maımaıtımıng Yılıxıatı  | 26.06.2019 - Përdıtësım : 27.06.2019
Presidenti i Sri Lankës nënshkroi dënimet me vdekje për 4 të dënuar

Ankara

Presidenti i Sri Lankës, Maithripala Sirisena, miratoi sot dënimin e rrallë me vdekje për katër të dënuar me vdekje për vepra penale lidhur me drogën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njoftojnë mediat vendase, ekzekutimi i fundit në Sri Lankë ka ndodhur 43 vjet më parë.

"Data është vendosur. Kam njoftuar autoritetet përkatëse", u tha gazetarëve Sirisena në kryeqytetin e Sri Lankës, Colombo, njoftoi portali i lajmeve "Colombo Gazette".

Organizata "Amnesty International" shprehu zemërim për këtë veprim duke i kërkuar presidentit ta tërheqë vendimin e tij.

Drejtori i "Amnesty International" për Azinë Jugore, Biraj Patnaik tha se "Në një kohë kur vendet tjera kanë arritur të realizojnë se politikat e tyre të kontrollit të drogës kanë nevojë për reforma dhe po ndërmarrin hapa për të reduktuar përdorimin e dënimit me vdekje, Sri Lanka po pengon trendin".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın