Presidenti i Irakut: Cak i sulmit në Bagdad ishte paqja dhe e ardhmja e popullit
“Qarqe të errëta dëshiruan për qëllim të marrin interesat kombëtare, paqen dhe të ardhmen e popullit", tha presidenti irakian, Salih

Bagdad
Presidenti i Irakut, Barham Salih tha se shpërthimi në Bagdad ka patur për qëllim stabilitetin e vendit, paqen dhe të ardhmen e popullit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Salih lëshoi një njoftim lidhur me sulmin vetëvrasës në sheshin Tayaran, në qendër të Bagdadit.
“Qarqe të errëta dëshiruan për qëllim të marrin interesat kombëtare, paqen dhe të ardhmen e popullit. Fuqishëm qëndrojmë para këtyre tentimeve të rrejshme, caku i së cilës është stabiliteti i vendit tonë”, theksoi Salih.
Njoftim lëshoi edhe kryeministri i Irakut, Mustafa al-Kadhimi.
Si pasojë e shpërthimit që ndodhi në Bagdad humbën jetën 28 persona ndërsa 73 të tjerë u plagosën.