Bota

Presidenti i Bjellorusisë nesër viziton Turqinë

Gjatë bisedimeve në kompleksin presidencial do të diskutohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve dypalëshe dhe mundësitë për të zgjeruar bashkëpunimin në fusha të ndryshme

Zehra Nur Düz   | 15.04.2019
Presidenti i Bjellorusisë nesër viziton Turqinë Foto: AA/Arhiva

Ankara

Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, do të realizoj një vizitë zyrtare në Turqi me ftesë të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenca turke bëri të ditur se gjatë bisedimeve në kompleksin presidencial do të diskutohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve dypalëshe dhe mundësitë për të zgjeruar bashkëpunimin në fusha të ndryshme.

Presidenca njoftoi se krerët po ashtu do të shkëmbejnë mendime mbi zhvillimet e fundit rajonale dhe ndërkombëtare.

Është planifikuar edhe nënshkrimi i marrëveshjeve të ndryshme për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Në kuadër të vizitës zyrtare të kryeministrit bjellorus do të mbahet edhe një forum biznesi Bjellorusi-Turqi.

Vitin e kaluar, vëllimi tregtar ndërmjet dy vendeve arriti në 984 milion dollarë.

Në fund të vitit 2018, investimet turke në ekonominë bjelloruse arritën në 43.1 milionë dollarë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın