Bota

Presidenti i Azad Xhamu dhe Kashmirit dënon politikat islamofobike të Indisë

"Për arsye se forcat indiane zbatojnë terror shtetëror ndaj kashmirasve të paarmatosur, rajoni gjithashtu është qendra më e madhe e islamofobisë në botë", tha Masood Khan

Nuri Aydın   | 21.01.2021
Presidenti i Azad Xhamu dhe Kashmirit dënon politikat islamofobike të Indisë

Ankara

Presidenti i Azad Xhamu dhe Kashmirit që është nën kontrollin e Pakistanit, Masood Khan tha se Xhamu Kashmiri nën kontrollin e Indisë është bërë një ndër qendrat më të mëdha të islamofobisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Khan nëpërmjet një deklarate në Twitter kritikoi politikat islamofobike të administratës indiane në Xhamu Kashmir.

Ai duke treguar ndikimin e partisë në pushtet në Indi, Partia Popullore e Indisë (BJP) si dhe strukturimit RSS që është e lidhur partia tha se "Populli i Kashmirit ndëshkohet se është musliman. Për arsye se forcat indiane zbatojnë terror shtetëror ndaj kashmirasve të paarmatosur, rajoni gjithashtu është qendra më e madhe e islamofobisë në botë".

Khan theksoi se urrejtja dhe përjashtimi janë vendimtare në axhendën e administratës së New Delhit. "Duhet të kemi një besim të fuqishëm se rajoni i Xhamu Kashmirit është plotësisht i Pakistanit. India përveçse është një okupues nuk ka asnjë të drejtë në këto toka. Nuk luftojmë për një vend të largët. Bunlar (kashmirasit) është populli jonë", shtoi ai.

Çështja e Kashmirit

Britania e Madhe gjatë tërheqjes së saj nga India në vitin 1947, kishte lënë të lirë Kashmirin i cili ishte nën sundimin e princit, t'i bashkohet ose Indisë ose Pakistanit. 90 për qind e popullatës së Kashmirit e cila është muslimane në vitin 1947 doli me qëndrimin që t'i bashkohet Pakistanit, por princi i asaj kohe, vendosi të bashkohet me Indinë në vend të Pakistanit. Ndërsa këtë vendim e kundërshtoi popullata muslimane e Kashmirit.

Pasi Pakistani dhe India dërguan ushtarë në rajon, palët luftuan për herë të parë në vitin 1947. Të dy vendet për të njëjtin shkak luftuan edhe në vitet 1965 dhe 1999. 45 për qind e Kashmirit është nën kontrollin e Indisë ndërsa 35 për qind nën kontrollin e Pakistanit. 20 për qind e rajonit është nën kontrollin e Kinës. India, rajonet të cilat i okupoi i lidhi me vete nën emrin provinca "Xhammu Kashmir".

Xhamu Kashmir është provinca e vetme e Indisë ku jeton shumicë muslimane. Ndërsa Pakistani Kashmirin që e ka nën kontroll i dha status të dy rajoneve autonome "Azad Kashmir (Kashmiri i Pavarur)" dhe "Gilgit Baltistan".

Ndërkohë, India më 5 gusht të vitit të kaluar duke anuluar nenin 370 kushtetues që i njeh Kashmirit statusin e veçantë për më shumë se gjysmë shekulli, eliminoi strukturën me status të veçantë të rajonit dhe e ndau Xhamu dhe Kashmirin në territorin e dy njësive.

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) me vendimin e marrë nga viti 1948 kishte parashikuar pastrimin e Kashmirit nga ushtarët ndërsa e ardhmja t'i caktohet me referendum. India nuk është dakord me referendumin ndërsa Pakistani kërkon të zbatohen vendimet e KS të OKB-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın