Bota, Koronavirusi

Presidenti gjerman në karantinë pasi roja e tij infektohet me COVID-19

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier ka kryer testin por rezultati pritet akoma dhe ai është në izolim si masë paraprake, njoftojnë nga zyra e tij

Sena Güler  | 17.10.2020 - Përdıtësım : 19.10.2020
Presidenti gjerman në karantinë pasi roja e tij infektohet me COVID-19

Cologne

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, hyri sot në karantinë pasi një nga truprojat e tij doli pozitiv në testin për koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenti gjerman ka kryer testin por rezultati pritet akoma dhe ai është në izolim si masë paraprake, njoftojnë nga zyra e tij.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ishte gjithashtu në karantinë për rreth dy javë në fund të marsit pasi ishte në kontakt me një mjek të infektuar.

Ajo rezultoi tre herë negativ gjatë asaj kohe, ndërsa të gjitha rezultatet ishin negative.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.