Bota

Presidenti Erdoğan pritet me ceremoni zyrtare në Nigeri

Presidenti Erdoğan dhe bashkëshortja e tij, Emine Erdoğan, në rezidencën presidenciale u pritën me trupën ceremoniale nga presidenti i Nigerisë, Muhammadu Buhari

Zafer Fatih Beyaz   | 20.10.2021
Presidenti Erdoğan pritet me ceremoni zyrtare në Nigeri

Abuja

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është pritur me një ceremoni zyrtare në kryeqytetin Abuja të Nigerisë, ku ai ndodhet për një vizitë, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan dhe bashkëshortja e tij, Emine Erdoğan, në rezidencën presidenciale u pritën me trupën ceremoniale nga presidenti i Nigerisë, Muhammadu Buhari.

Erdoğan dhe Buhari, pasi prezantuan delegacionet e tyre me njëri-tjetrin, pozuan për gazetarët duke shtrënguar duart.

Pas bisedimeve kokë më kokë dhe ndërmjet delegacioneve, Erdoğan dhe Buhari do të marrin pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe më pas do të adresohen në një konferencë të përbashkët për media.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın